Futboll La Liga Sport

GODITJE DYSHE NË DITËN E FUNDIT TË MERKATOS/ Barcelona siguron zëvendësuesin e Suarezit dhe i “rrëmben” mbrojtësin Sitit

Dita e fundit e merkatos, është gjithmonë e nxehtë për sa i përket lëvizjeve të bujshme. Katalanasit e Barcelonës, nuk kanë humbur kohë, për të bërë 2 lëvizje të bujshme, duke kompletuar kështu repartin ofensiv dhe atë difensiv.

Mempfis Depaj dhe Erik Garsia janë 2 prurjet e reja te skuadra e Ronald Kuman, të cilët priten të zyrtarizohen në orët e ardhshme. Futbollisti holandez ishte një dëshirë e madhe e trajneri, teksa do të zëvendësojë Luis Suarezin e larguar drejt Atletikos. Me afrimin e Depaj, sulmi i Barcelonës, duket i blinduar.

25 milion euro ka përfituar Lion nga shitja e 26-vjeçarit, i cili do të nisë një aventurë të re në karrierën e tij. Për sa i përket mbrojtësit Erik Garsia, ai është 19-vjeç dhe vjen nga Mançester Siti. Spanjolli që debutoi me kombëtaren iberike në 6 shtator, i ka kushtuar 15 milion euro klubit katalanas.

Related posts

Aubameyang largohet në Kinë për një shifër rekord

Q.Autor

“Edhe 30 vjeç, Messi do të ishte më i miri në Premier League”

Q.Autor

TIRANA-CRVENA ZVEZDA/ Policia me dorë të hekurt, ja masat e ashpra për tifozët

Delo.autor

Leave a Comment