Futboll Kategoria Superiore Sport

PËRFORCIM I RËNDËSISHËM NË SULM/ Kastrioti zyrtarizon afrimin e ish-lojtarit të Teutës

Ermir Rezi është lojtari më i ri i Kastriotit. Sulmuesi i cili në sezonet e fundit ka qenë pjesë e Dinamos, Kamzës dhe së fundmi Erzenit, në sezonin e ri do të jetë pjesë e Kastriotit.

26-vjeçari ka firmosur kontratën për një sezon me krutanët dhe është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit, Ramadan Nderu.

Një përforcim i rëndësishëm për Kastriotin në repartin e avancuar, me Rezin që e njeh mirë Superioren, teksa përveç Kamzës në këtë kampionat ka luajtur edhe me Teutën deri në vitin 2014.

Njoftimi i klubit:

Ermir Rezi është lojtari më i ri i Kastriotit. Sulmuesi, ka firmosur ditën e sotme një kontratë që e bën pjesë të Kastriotit për sezonin në vazhdim. Rezi i është bashkuar po sot pjesës tjetër të skuadrës në seancën stërvitore të pasdites.

Related posts

“ÇDO GJË DO TË ZGJIDHET”/ Idrizi bisedë me Moçkën dhe Ribajn: Dilni në stërvitje

Delo.autor

TOTTENHAM GATI TË HAPË THESIN/ Poçetino dëshiron yllin e Barcelonës

Isa.Autor

LUFTA NË UKRAINË/ Polonia kundër FIFA-s për Rusinë: Vendim qesharak, i kemi dërguar letër federatave…

Delo.autor

Leave a Comment