Futboll La Liga Sport

LOJTARËT E JUVENTUSIT NUK PYESIN PËR RREGULLA/ Ronaldo me shokë mund t’i sjellin probleme bardhezinjve

Autoritet sanitare të Torinos kanë sinjalizuar prokurorinë se disa lojtarë të Juventusit kanë thyer rregullat e izolimit për t’iu bashkuar ekipeve përfaqësuese. Janë larguar nga ambientit e “J Hotel” për tu grumbulluar me përfaqësueset respektive Bentankur, Kuadrado, Danilo, Dibala e Ronaldo, por edhe Bufon e Demiral të cilët kanë shkuar në shtëpitë e tyre.

Juventus është në izolim që nga dita e hënë kur dy anëtarë te klubit kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas protokollit sanitar të gjithë lojtarët dhe anëtarët e klubit duhet të qëndrojnë në izolim, ti nënshtrohen kontrolleve dhe më pas mund të largoheshin, si në rastin e Rabio i cili ka qëndruar në Torino për t’iu nënshtruar testeve, nëse brenda 5 ditësh të dy tamponët rezultojnë negativ mund të bashkohet me Francën.

Shembulli i kundërt është Napoli ku pasi dy lojtarë rezultuan pozitiv i gjithë ekipi është në izolim dhe asnjë lojtar nuk është lejuar të grumbullohet me ekipet përfaqësuese, përfshi këtu edhe Hysaj.

Related posts

Klopp: Guardiola ishte pak i zemëruar, sepse e urren humbjen, si unë…

Isa.Autor

Nuk është Interi, Mancini: Ja kush e fiton ‘Scudetton’

Q.Autor

Injoroi Greqinë, nuk ftohet nga Shqipëria, flet talenti shqiptar

Sadik.Autor

Leave a Comment