Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Alonso: Unë dhe Vettel nuk patëm makinën e duhur Ferrari për të fituar

Fernando Alonso do të rikthehet sezonin e ardhshëm në Formula 1. Për 5 sezone me radhë (2010-2014) ai pilotoi makinën Ferrari dhe iu afrua titullit kampion në dy raste. Ai i la vendin Sebastian Vettel, që do të largohet nga “kokëkuqja” në fund të këtij sezoni, ashtu si Alonso, pa fituar ndonjë titull kampion.

Edhe pse dy kampionë ata nuk mundën të triumfojnë me makinën italiane. “Të gjithë vijmë te Ferrari me pritshmëri të madhe, pasi është skuadra legjendare e Formula 1. Është speciale të pilotosh një Ferrari. Edhe pse nuk fitova asnjë titull, ishte një përvojë pozitive për mua. Mendoj se edhe Sebastian, ashtu si unë, do të ketë kujtime të mira nga kjo aventurë”, tha Alonso.

“E përbashkëta mes nesh është se të dy pilotuam një makinë, që nuk ishte e duhura për të fituar titullin kampion. Ferrari që unë dhe Vettel pilotuam nuk kishte kapacitetin e duhur në momentin e duhur. Ndonjëherë nuk ke fat, ndonjëherë shansi të ikën nga duart për asgjë. Ky është sporti”, tha Alonso.

Related posts

SHFAQ PROBLEME NË MBROJTJE/ Roma pranë firmës me një nënkampion bote

Delo.autor

BEFASON GAZETARJA SEKSI/ ZVOGËLON GJOKSIN: Dua që njerzit të më SHOHIN në…

Isa.Autor

“INVESTITORËT E RINJ E KANË TË VËSHTIRË TË FITOJNË”/ Ish-trajneri Wenger: Ja pse futbolli i sotshëm është i mërzitshëm

Delo.autor

Leave a Comment