Futboll Shqipëri Sport

“JEMI GATI PËR KAZAKISTANIN”/ Amir Abrashi: Humbjen me Lituaninë po e vuajmë akoma

Humbja e papritur me Lituaninë 0-1 në “Air Albania” ende nuk është harruar nga mesfushori i Shqipërisë Amir Abrashi.

Në konferencën e radhës së kombëtares për mediat së bashku me Berat Gjimshitin, futbollisti i Frajburgut deklaroi se ndihet i gatshëm 100% për sfidën me Kazakistanin.

“Dëmtimi – Për momentin jam mirë. S’kam probleme, jam 100% gati.

‘Senator’ – E ndiej që kam shumë ndeshje. Dua ta ndihmoj ekipin me përvojën time dhe të përforcojmë grupin.

Skema 3-5-2 – Skemat i kam pranuar. Na i thotë trajneri çfarë të përmirësojmë. Grupi të funksionojë mirë. Ishalla të marrim 3 pikë me Kazakistanin.

6 pikë në dy ndeshjet e fundit – Atë me Lituaninë po e vuajmë akoma, besoj dhe lojtarët e tjerë. Të fitojmë tani dhe të mendojmë për Lituaninë.

Maqedonia e Veriut-Kosova – Ishalla fiton Kosova”, u shpreh Amir Abrashi.

Related posts

Reina sfidon Donarrummën dhe jep parashikimin e tij në garën e titullit…

Isa.Autor

BEFASIA/ Flamurtari “bie” ndaj Kastriotit, vendasit “parakalojnë Kamzën

Isa.Autor

MERKATOJA E JANARIT/ Chelsea dëshiron talentin italian, 50 milionë euro për…

Delo.autor

Leave a Comment