Futboll La Liga Sport

NATIONS LEAGUE/ Probleme për Real Madrid dhe Zidane, lajmi shqetësues vjen nga Belgjika

Lajme të këqija në shtëpinë e Real Madrid.

Thibaut Courtois është larguar për shkak dëmtimi nga grumbullimi i kombëtares belge dhe është kthyer në Spanjë.

Portieri nuk do të jetë në dispozicion për përballen e dyfishtë të Nations League kundër Anglisë dhe Islandës.

Lajmi është dhënë nga federata belge.

Kthimi i parakohshëm i Courtois shqetëson dhe jo pak Real-in. Sipas Mundo Deportivo-s, dëmtimi i tij nuk është serioz dhe duhet të jetë gati për rifillimin e kampionatit.

Por nëse nuk do të jetë kështu, Zidane do të kishte një problem të vërtetë, duke parë se edhe portieri i dytë Lunin nuk është në dispozicion pasi ka rezultuar pozitive me  Covid-19.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Messi ikën edhe po u dorëhoq Bartomeu! Nuk ka kthim mbrapa

Delo.autor

Fati “hakmerret” ndaj Ergys KAÇES, lojtari e pëson nga “stoli”

Isa.Autor

“DIVORCI” ËSHTË I PASHMANGSHËM/ Napoli merr vendimin e fundit në lidhje me Hysajn

Delo.autor

Leave a Comment