Futboll Seria A Sport

NDRYSHON AXHENDA/ Ja kur do të merret vendimi për ndeshjen Juventus-Napoli

Fillimisht u tha se vendimi për ndeshjen Juventus-Napoli, do të merrej sot, ndërkohë që “Sky Sport Italia” raporton se ky vendim është shtyrë për javën e ardhshme. Kjo për shkak se gjyqtari sportiv Mastrandrea ka pretenduar se duhen edhe disa ditë për të studiuar me detaje këtë çështje dhe për të marrë një vendim sa më të drejtë.

Kujtojmë që skuadra e Xhenaro Gatuzos, nuk udhëtoi drejt Torinos, për ndeshjen e kampionatit, për shkak të disa rasteve pozitive me COVID-19.

Bardhezinjtë kërkojnë fitoren në tavolinë ndërkohë që nga ana tjetër napolitanët shpresojnë që ky takim të luhet në një datë tjetër.

Related posts

NDRYSHIM PRONËSIE? Sheikët nga Arabia urojnë Interin për fitimin e Kupës së Italisë

F.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Arsenali hidhet në sulm për yllin e Milanit, por vetëm me një kusht

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Manchester United, uniforma e sezoni të ardhshëm është super

Sadik.Autor

Leave a Comment