Futboll Sport

KUNDËR TEKNIKUT CONTE/ Trajneri i Kilit: Sanchez nuk është në formë për faj të Inter

Pas humbjes së pësuar kundër Uruguait të Luis Suarez-it, trajneri i Kilit, Reinaldo Rueda, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës së tij dhe veçanërisht atë të Alexis Sanchez, autor i një goli:

“Dua t’i bëj komplimentet lojtarëve për paraqitjen dhe guximin që kanë treguar sot. Skuadra ka treguar se është në formë. Dua të falënderoj veçanërisht Alexi Sanchez, që sa herë që luan me kombëtaren tregon se është një lider”.

Pasi i ka thurur elozhe futbollistit rë Inter-it, Rueda i ka “tërhequr veshin” klubit zikaltër dhe Antonio Conte-s për përdorimin e pakët të lojtarit kilian:

“Nëse do të luante më shumë me skuadrën e tij, do të ishte në formë më të mirë fizike. Fatkeqësisht, në muajt e fundit nuk ka luajtur shumë dhe kjo nuk e lejon të jetë në maksimumin e formës”.

Related posts

ËSHTË TITULLAR I PADISKUTUESHËM/ Mbrojtësi i Kombëtares po shkëlqen në La Liga, Reja futet në mendime

Delo.autor

“Duhen 105 pikë për titullin e Premier League”/ Klopp sqaron deklaratën

Isa.Autor

SFIDA NDAJ TIRANËS/ “Dhimbje koke” për trajnerin Ndreu, Kastrioti me probleme dëmtimesh

Delo.autor

Leave a Comment