Futboll Sport

NATIONS LEAGUE/ Kombëtarja europiane merr lajmin e keq para fillimit të ndeshjes, 5 lojtarë pozitiv me COVID-19

Irlanda luan me Uellsin duke filluar nga ora 15:00, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Megjithatë kombëtarja irlandeze ka marrë një lajm aspak të mirë, vetëm pak minuta para fillimit të ndeshjes.

Pasi ishin zbuluar 2 lojtarë me Koronavirus, i gjithë ekipi është nënshtruar përsëri testeve. Nga kjo ditën e sotme kanë dalë përgjigjet dhe 3 lojtarë të tjerë kanë rezultuar pozitivë.

Menjëherë pas kësaj, të 3 lojtarët janë izoluar në shtëpitë e tyre, për të mos rrezikuar më tej dhe duke e çuar në 5 numrin e lojtarëve me virus te Irlanda.

Lojtarët që rezultuan pozitivë janë: Kalum Robinson, Kalum O’Douda dhe Alan Braun, ndërkohë që më parë kishin rezultuar pozitivë Aron Konoli dhe Adam Idiah.

Related posts

SPEKTAKOLAR/ Ronaldo lëshon një ‘predhë’ të vërtetë. Shikoni ku përfundon topi…(VIDEO)

Isa.Autor

ZBULON PRAPASKENAT/ Pepe Reina: Kalova te Milan për të zëvendësuar Donnarummën sepse…

Delo.autor

LËSHON DEKLARATËN E FORTË NDAJ JUVENTUS/ Mesfushori Ramsey: Në kombëtare e dinë kurën time

Delo.autor

Leave a Comment