Futboll Sport

NATIONS LEAGUE/ Paqe në Francë-Portugali dhe Itali-Poloni. Shkëlqen Danimarka dhe Eriksen

Janë mbyllur pa gola dy ndeshjet e mëdha të mbrëmjes së sotme në Nations League.

Nuk ka patur fitues në Francë-Portugali, ndeshje e vlefshme për Grupin 3 të Ligës A. Grup që kryesohet pikërisht nga këto skuadra me 7 pikë pas tri ndeshjesh.

Është mbyllur pa fitues edhe Itali-Poloni, ndeshje e vlefshme për Grupin 1 të Ligës A. Italianët kyresojnë me 5 pikë, ndërsa Polonia mban vendin  e tretë me 4 pikë.

Fiton Danimarka, që ka mundur me rezultatin 3-0 Islandën në transfertë.

Takimi është zhbllokuar nga një autogol i Sigurjonsson në fundin e pjesës së parë. Në minutën e parë të pjesës së dytë ka ardhur goli i dytë i miqve, i shënuar nga Christian Eriksen.

Ylli i Inter ka finalizuar me sukses një kundërsulm individual të nisur nga mesfusha e tij. Goli i tretë i danezëve është realizuar nga Skov në minutën e 61-të.

Related posts

Manchester City nuk di të ndalet, gati transferimi i radhës

Q.Autor

GODITJE E RËNDË PËR BAYERNIN E MYNIHUT/ Titullari i rëndësishëm jashtë fushave për një kohë të gjatë

F.autor

PLAS TEK HOLANDA/ Mesfushori i Liverpulit “sherr” me De Burin. Ja arsyeja e vërtetë

Delo.autor

Leave a Comment