Futboll Premier League Sport

ZBULON PRAPASKENËN/ Wenger: CR7 kishte zgjedhur fanellën tek Arsenali, por Manchester United…

Cristiano Ronaldo ishte shumë afër nënshkrimit me Arsenalin. Një sfond i mirënjohur i merkatos në botën e futbollit, por që sa herë që tregohet nga Arsene Wenger, ish-trajneri historik i “Topçinjve” e bën të qartë se si skuadra londineze ishte me të vërtetë një hap larg marrjes së pesë herë fituesit të “Topit të Artë”. Duke folur për “The Guardian”, ish-trajneri francez zbuloi detaje të mëtejshme të atij negocimi që nuk ishte i suksesshëm:

“Kishim një marrëveshje me Sporting Lisbona, ne kishim mbyllur gjithçka. Pastaj Manchester United na kaloi në ofertë dhe ne vuajtëm forcën financiare të “Djajve të Kuq”. Ata e mbyllën shpejt marrëveshjen. Cristiano Ronaldo tashmë e kishte fiksuar fanellën (numrin) tek Arsenali. Mbaj mend që unë, gjithashtu, hëngra drekë me të dhe nënën e tij në qendrën sportive…”

Related posts

E ARDHMJA E DIEGO GODIN TEK INTERI/ Ja lista e Simeones me 5 mbrojtësit për të zënë vendin e tij

Delo.autor

TË GJITHË SYTË NGA SERIE A/ Ja tre klubet gjigante që pritet të zyrtarizojnë trajnerët e rinj

Delo.autor

“Puma” prezanton fanellat e dyta për Kupën e Botës 2018…

Sadik.Autor

Leave a Comment