Futboll Shqipëri Sport

“KEMI SKUADËR ME SHUMË KUALITET”/ Sulmuesi Seferi: Nuk kisha fat te rasti për gol, punoj fort për të kapur formacionin

Taulant Seferi u aktivizua nga stoli në minutën e 82-të në sfidën ndaj Kazakistanit. Sulmuesi pati një rast të artë në fundin e takimit, për t’i dhuruar 3 pikë kuqezinjve, por i vetëm përballë portierit, u ndal nga gardiani kazak. Në konferencën për shtyp të ditës së sotme, në prag të sfidës ndaj Lituanisë, Seferi vlerësoi maksimalisht cilësitë e grupit, duke u shprehur:

“Çdo herë është kënaqësi kur je i ftuar me Kombëtaren e madhe të Shqipërisë. Çdo herë ndihem i lumtur dhe krenar që vij këtu. Mezi po prisja që të futesha në fushë dhe mendoj që ato minuta bëra mira, nuk kisha fat te rasti për gol. Shpresoj të vazhdoj kështu duke punuar fortë dhe duke qenë pjesë e Kombëtares.

Punoj fort për të kapur formacionin. Është dëshira e çdo lojtari për të qenë titullar, por në fund vendos trajneri se kush do luajë dhe kush do rri në stol. Çdo herë do jem i gatshëm për Kombëtaren.

Unë kam shumë besim te grupi i ri. Kemi 1 javë së bashku, atmosfera është shumë e mirë. Ka shumë kualitet në këtë skuadër. Do të japim maksimumin dhe shpresoj të dalim të parët në grup. Kemi skuadër me shumë kualitet, shpresoj që në fund të arrijmë objektivat tona”, përfundoi Seferi.

Related posts

3 GOLA NË 7 MINUTA/ Aguero mposht portierin me dopietë dhe “panenka” (VIDEO)

Delo.autor

DO TË LUAJË RONALDO PËRBALLË MESIT? Portugezi mëson sot përgjigjen e tamponit

Delo.autor

RISI NË GRUMBULLIM/ Reja kryen stërvitjen e parë me Kombëtaren nën… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment