Futboll Shqipëri Sport

NATIONS LEAGUE/ Kombëtarja stërvitet në Kazakistan në prag të sfidës ndaj Lituanisë, një titullar në dyshim (VIDEO)

Pas barazimit ditën e djeshme ndaj Kazakistanit me rezultatin 0-0, Kombëtarja zbriti sot në qendrën stërvitore të klubit kazak të Kairat, për t’u përgatitur për sfidën e ditës së mërkurë ndaj Lituanisë. Në këtë seancë të lehtë stërvitore, zbritën në fushën e blertë, lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Kazakistanit.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, zyra e shtypit, bën me dije se gjendja e futbollistëve është e mirë dhe nuk ka probleme fizike, me përjashtim të Abrashit, i cili pësoi një dëmtim në kaviljes.

Kombëtarja stërvitet pas Kazakistanit, Abrashi ende në dyshim për Lituaninë

#Kombëtarja 🇦🇱⚽️ ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore një ditë pas ndeshjes me Kazakistanin. Nën drejtimin e trajnerit #EdoardoReja të gjithë lojtarët që nuk u aktivizuan zbritën në fushën e blertë. Ndërsa lojtarët që ishin titullarë ndaj Kazakistanit nuk morën pjesë në këtë seancë, që u zhvillua në qendrën stërvitore të klubit kazak FC Kairat.Stërvitja zgjati rreth një orë dhe lojtarët u impenjuan vetëm në ushtrime me topin, pa ngarkesa fizike.Zyra e shtypit në #FSHF bën me dije se gjendja e futbollistëve është e mirë dhe nuk ka probleme fizike me përjashtim të Amir Abrashit, i cili pësoi një dëmtim në kavilje gjatë ndeshjes së të dielës dhe u zëvendësua.Mesfushori është nën vëzhgimin e stafit mjekësor dhe mbetet ende në dyshim për duelin e radhës ndaj Lituanisë. Vendimi do të merret në stërvitjen zyrtare para duelit të së mërkurës.

Gepostet von Federata Shqiptare e Futbollit am Montag, 12. Oktober 2020

Related posts

DEKLARATA E BUJSHME/ UEFA “kërcënon”: PSG dhe Manchester City nuk janë të mëdhenj për ne, çdo klub që…

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Ventspils-Luftëtari, shënohen dy gola të shpejtë (VIDEO)

Isa.Autor

“NUK I PËRJASHTOJ KAMPIONËT NGA LUFTA PËR TITULL”/ Trajneri Egbo: Objektivi im është që Tirana…

Delo.autor

Leave a Comment