Futboll Sport

MARRËVESHJA PSG-KEAN/ France Football zbulon prapaskenën

Moise Kean mund të bëhet një lojtar i Paris Saint-Germain me të gjitha efektet në fundin e sezonit. Pavarësisht se në marrëveshjen mes francezëve dhe Everton-it nuk saktësohet asnjë mundësi për ta transformuar huazimin në blerje përfundimtare, France Football ja zbuluar një prapaskenë interesante.

Nga sa ka bërë të ditur e përditshmja franceze, në komunikatën zyrtare në të cilën është zyrtarizuar transferimi i Moise Kean, Paris Saint-Germain ka specifikuar se lojtari italian është marrë deri më 30 qershor të vitit 2021, pa saktësuar asnjë opsion për blerjen e tij.

Megjithatë, sipas France Football, Everton duket se ka pranuar, me kërkesë të vetë Kean dhe menaxherit të tij Mino Raiola, që të përfshijë në marrëveshje një lloj të drejte për blerjen përfundimtare për 20 milionë euro.

Në këtë mënyrë PSG mund ta blejë përfundimisht sulmuesin për 8 milionë euro më pak nga  shuma e paguar vetëm një sezon më parë nga anglezët për t’ia marrë bardhezinjve.

Related posts

Ndërpritet ndeshja, shkak bëhet një kangur (VIDEO)

Sadik.Autor

ZBARDHET E VËRTETA/ Djali i mesfushorit: Babai im do të shkojë tek Interi ose Barcelona

Isa.Autor

TIFOZËT E BAYERN THYEJNË REKORD/ Shiten të gjitha biletat në “Allianz Arena”

Delo.autor

Leave a Comment