Futboll Kategoria Superiore Sport

PRESIDENCA I VË KUSHT STAFIT TEK TIRANA/ Ja çfarë duhet të bëjnë në sezonin e ri…

Jurgen Çelhaka në krye dhe më pas Ernest Muçi dhe Marsel Ismajlgeci. Tre kalorësit e akademisë që këtë sezon shkëlqyen në Superiore.

Mënyra se si ata u futën në fushën e lojës dhe luajtën ka bërë që Tirana të mendojë se edhe këtë sezon duhet të ndiqet e njëjta filozofi: Të aktivizohen sa më shumë të rinj. Drejtuesve të skuadrës u ka mbetur peng që me Shpresat të kishin aktivizuar të rinjtë. Tani gjithçka kaloi. Nga ana tjetër, drejtuesit e skuadrës i kanë njoftuar trajnerët që të kërkojnë të rinj në ekip.

Me shumë mundësi, një ose dy lojtarë nga akademia dhe që kanë firmosur kontratë profesioniste do të kenë minutat e tyre, duke filluar që nga porta e deri në sulm.

Ky është një kusht i vënë nga presidenca që, veç fitimit të tre lojtarëve të sezonit të shkuar në grup të ketë të rinj të tjerë. Veç të qenit kampionë, politika e klubit do të jetë prodhimi i lojtarëve të rinj për t’u shitur jashtë Shqipërisë.

Related posts

HISTORIA PREKËSE/ Defo nuk e harron mikun e tij, vogëlushi Bredli “përjetësohet” në krahun e sulmuesit

Isa.Autor

FANTASTIKE/ Osaka e mund Serena Williamsin për të fituar US Openin

Isa.Autor

Chelsea vs Newcastle Unitedit, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Leave a Comment