Futboll Sport

NGA ËNDRRA MILAN TEK DËSHTIMI/ Sulmuesi Martinez publikon albumin fetar (VIDEO)

Vetëm pesë vite më parë, Milan dhe Atletico Madrid sfidoheshin për të, sot Jackson Martinez ka mbetur pa ekip dhe po kërkon të ndjekë një karrierë të re.

Pas eksperiencës në Portugali, te Portimonense, kolumbiani po mendon të varë këpucët në gozhdë në moshën 34 vjeç pasi ka mbetur pa ekip.

Ndërkohë, Jackson po i përkushtohet një pasioni tjetër: muzikës. më saktësisht, asaj fetare. “Escucha” është kënga e publikuar nga futbollisti në rrjetet sociale.

Ai ka thënë për Vamos:

“Qëllimi i muzikës sime është të përhapë fjalën e Zotit. Në një moment kritik të karrierës sime, kur kam bërë dy operacione, kam filluar të shkruaj dhe kam vendosur të publikoj albumin tim të parë”.

Related posts

ZYRTARE/ Ish-mesfushori i Kombëtares firmos me Partizanin dy javë para fundit të sezonit

F.autor

Nuk ndodh vetëm në Shqipëri/ Babai rreh trajnerin se nuk i futi në ndeshje djalin, ndërhyn policia

Sadik.Autor

Drejtori i Interit i sinqertë për Pastoren: Kemi bërë të pamundurën

Q.Autor

Leave a Comment