Futboll Kategoria Superiore Sport

“VERILINDORËT” VAZHDOJNË PËRGATITJET INTENSIVE/ Skënder Gega “shkund” Kukësin. Trajneri pret më shumë…

Kukësi vazhdon përgatitjet intensive. Me kampionatin që është në bojkot, Skënder Gegës nuk i mbetet tjetër veçse të punojë në fushë me skuadrën. Ngarkesat janë rritur ndjeshëm edhe këtë javë, por në të njëjtën kohë trajneri u ka kërkuar lojtarëve që të jenë të kujdesshëm për të evituar ndonjë dëmtim.

Me Kategorinë Superiore që mund të nisë nga momenti në moment, verilindorët nuk e kanë luksin që të humbasin ndonjë futbollist. Kujtojmë se Vesel Limaj dhe Zenel Gavazaj kanë pasur disa shqetësime në kavilje. E megjithatë, kjo i përket të shkuarës. Shtyrja vërtet është bërë e lodhshme, por stafi teknik po e shfrytëzon maksimalisht për të konsoliduar grupin. Dhe kjo është domosdoshmëri për një ekip që është transformuar në masën 90%.

Kujtojmë që largimet kanë qenë të shumta, ashtu si edhe afrimet. Lojtarët e njohin pak njëri-tjetrin, ndaj në çdo seancë po kryen vazhdimisht situata loje. Dhe për këtë motiv, Skënder Gegën është munduar që ta “shkundë” disi grupin. Atij nuk i ka lënë shije fort të mira paraqitja në miqësoren e fundit me Skënderbeun, ndaj edhe ka zhvilluar një minianalizë.

Tekniku i ka bërë me dije se secili prej lojtarëve duhet të punojë maksimalisht që të arrijë formën më të mirë fizike dhe të përshtaten një orë e më parë. Trajneri ka theksuar se suksesi i ekipit do të varet nga impenjimi i gjithsecilit dhe përgjegjësia është e të gjithëve.

Related posts

LIVE/ Burnley-Arsenal, Aubameyang kalon “Topçinjtë” në avantazh

Delo.autor

Guardiola: Nuk do të rikthehem asnjëherë te Barcelona

Sadik.Autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Alaves-Barcelona. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment