Futboll Seria A

Juventus ofertë të lartë në drejtim të Fiorentinës për Chiesan

Federico Chiesa është një nga futbollistët më premtues në Serie A.

Mesfushori italian vitin e kaluar bëri debutimin me skuadrën e parë të Fiorentinës duke bërë paraqitje fantastike.

Ndërkohë këtë edicion, Chiesa është lider i skuadrës vjollcë dhe ka shkëlqyer në ndeshjet e zhvilluara në kampionat.

Chiesa ka zhvilluar 15 ndeshje në Serie A, ku ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar tre asistime për Fiorentinën.

Kjo ka bërë që kampioni aktual i Italisë, Juventus të bëjë gati një ofertë për transferimin e tij në Torino.

Sipas medieve italiane, ‘Zonja e Vjetër’ ka bërë gati një ofertë prej 40 milionë euro për transferimin e Chiesas.

Gjithsesi transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë, pasi në garë për të mbetën edhe skuadrat tjera të mëdha italiane si Roma, Napoli dhe Inter.

 20-vjeçari po kërkohet edhe nga gjiganti francez Paris Saint Germain si dhe skuadrat londineze Chelsea dhe Tottenham Hotspur.

Anësori shtatshkurtër ka kontratë me Fiorentinën deri në qershorin e vitit 2022.

Related posts

“TË GJITHË PRESIN MAKSIMUMIN NGA NE”/ Trajneri Bushi: I kemi mundësitë për t’u renditur të dytët në grup dhe…

Delo.autor

NUK NDALET ME GODITJET/ Inter akord me sulmuesin e preferuar të Inzaghit, sot vizitat mjekësore

Delo.autor

NGA FINALJA E CHAMPIONSIT TEK EUROPA LEAGUE/ Eriksen: Këtë herë festoj me Inter

Delo.autor

Leave a Comment