Eric Baily ka pësuar një lëndim të rëndë që do ta mbajë jashtë fushave të blerta për rreth tre muaj.

Kjo ka bërë që Djajtë e Kuq të kërkojnë një qendër mbrojtës teksa po kërkojnë të rikthejnë ish-lojtarin e tyre.

 Irlandezi ka luajtur në të kaluarën 131 ndeshje për Unitedin duke shënuar katër gola

Jonny Evans i West Bromwich Albion mund të vesh sërish fanellën e Unitedit, e cila po mendon ta rikthej lojtarin.

Në fakt, Jose Mourinho beson se Lousi van Gaal kishte bërë një gabim të madh që e kishte shitur Evans për vetëm tetë milionë euro.

Por, tani West Brom i ka caktuar çmimin prej 35 milionë eurosh mbrojtësit nga Irlanda e Veriut.

Ndryshe, irlandezi ka luajtur në të kaluarën 75 ndeshje për West Bromin duke shënuar katër gola.