Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Merr fund telenovela e Ernest Muçit, Tirana jep përgjigjen përfundimtare

Tirana ka bindur sulmuesin e tij Ernest Muçin të qëndrojë edhe për një sezon në shtëpinë bardheblu. Lajmi u dha nga 25-herë kampionët e Shqipërisë në faqen zyrtare.

Pas një periudhe të gjatë negociatash, ku përflitej se Muçi mund të transferohej jashtë vendit drejtuesit e kampionëve të Shqipërisë ia dolën të sigurojnë edhe për një sezon shërbimet e futbollit të Shqipërisë U21.

Muçi realizoi 7 gola në sezonin e fundit kampion të Tiranës, shumica duke i shënuar si lojtar zëvendësues. Pas largimit të Majkëll Ngosë, ai fitoi vendin e titullarit tek ekipi i Emanuel Egbosë. Kontributi i tij do të jetë mëse i vlefshëm edhe për këtë edicion për 25-herë kampionët e Shqipërisë.

Njoftimi i Tiranës

Tirana njofton rinovimin e kontratës me lojtarin Ernest Muçi.

Klubi i futbollit Tirana njofton vazhdimësinë e kontratës me Ernest Muçin. Pas një viti të suksesshëm me fanellën bardheblu, sulmuesi dhe presidenca kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin mes tyre edhe në sezonin e ri. Lojtari i rritur në kampin e kampionëve vazhdon të furnizojë sulmin në skuadrën e tij të zemrës.

Tirana njofton rinovimin e kontratës me lojtarin Ernest Muçi. Klubi i futbollit Tirana njofton vazhdimësinë e kontratës me Ernest Muçin. Pas një viti të suksesshëm me fanellën bardheblu, sulmuesi dhe presidenca kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin mes tyre edhe në sezonin e ri. Lojtari i rritur në kampin e kampionëve vazhdon të furnizojë sulmin në skuadrën e tij të zemrës. #identitetiTirona

Gepostet von KF Tirana am Samstag, 17. Oktober 2020

Related posts

SKEDINA E DITËS/ Ja super ndeshjet që do t’iu bëjnë MILIONERË sot në Champions (FOTO)

F.autor

DISFATË E RËNDË PËR KUKËSIN/ Vora i jep leksion! Lushnja gabon penallti në minutën e 97 kundër Pogradecit

F.autor

PAS HUMBJES NDAJ TIRANËS/ Martini: Kemi piketuar 2-3 emra për merkaton. Nuk jemi për titull? Pikët flasin

Delo.autor

Leave a Comment