Për herë të parë pas 8 vitesh, Milan rikthehet në krye të klasifikimit, i vetëm. Fitorja në derbi i mungonte që nga 2016, pikërisht ky trepikësh përballë Inter kishte një shije të veçantë. Katër fitore në katër është një tjetër arritje që Milan e shijon pas sezonit të largët 1995/96, atëherë në stol ishte Capello ndërsa tashmë “djallin” e drejton Stefano Pioli, trajner i cili me përulje dhe më shumë punë besoi dhe arriti të rikthej kuqezinjtë në majën e Serie A.
Paraqitja e ekipit të tij është mbresëlënëse pas rikthimit nga lockdown që solli Covid-19, 20 rezultate pozitive radhazi. Mbetet për tu parë se sa larg mund të shkoj ky Milan që udhëhiqet nga një 39-të vjeçar si Zllatan Ibrahimovic.
Brenda pak kohësh arriti të mposht Covid-19 për tu rikthyer në fushë me një “dopjetë” në derbi, kjo ishte përgjigjja më e mirë për çdo kritik. Më atë dygolësh, Ibra shkon në kuotën e 8 golave të shënuar në derbin e Milanos, 6 me Milan dhe dy me Inter. Përtej këtyre numrave, Ibra dëshiron të jetë më i miri, kërkon të udhëheq Milan në një sezon ku sigurisht nuk janë favorit por deri më tani kanë treguar shpirt gare, një skuadër që vështirë se mund ti vendosësh një limit.