Futboll Sport

ZYRTARE/ Prishtina humbet lojtarin e rëndësishëm, ish-futbollisti i Skënderbeut dëmtohet në takimin e fundit

Prishtina humbet Sabien Lilajn në momentin kur po përgatitet të luajë me Feronikelin. Mesfushori korçar ka pësuar tërheqje muskulare në takimin e fundit kundër Besësm të cilën Prishtina e fitoi me rezultatin e thellë 4-0.

Lajmi i dëmtimit i 31-vjeçarit u konfirmua nga vetë klubi në faqen zyrtare.

Lilaj u kërkua nga Tirana dhe Partizani gjatë verës, madje me të kuqtë ai kishte arritur akordin, por bllokimi i merkatos nga FIFA për shkak të transferimit të Eraldo Çinarit bëri që Lilaj të firmose në Kosovë me Prishtinën.

NJOFTIMI I PRISHTINËS

Sabien Lilaj mungon dy javë

Mesfushori ka zgjatur muskulin

Prishtinë, 19 tetor 2020 – Prishtina të shtunën ka mposhtur Besën 4:0, ndeshje kjo në të cilën mesfushori, Sabien Lilaj ka pësuar lëndim në minutën e 37-të me çka u zëvendësua me Qendrim Zybën.

Pas kontrollit të detajuar mjekësor në spitalin “Royal Medical” nga ortopedi specialist, Qerim Kida, është konstatuar zgjatja e muskulit, duke bërë që mesfushori ynë të jetë jashtë fushës për dy javët e ardhshme.

Shpresojmë dhe urojmë futbollistin tonë në shërim sa më të shpejtë.

Related posts

DEKLARATA NË PRAG TË SFIDËS CHAMPIONS/ Klopp: Do të duhet të “luftojmë” për të…

Delo.autor

Juve nis sulmin për mesfushorin e Lazios?

Sadik.Autor

PROKURORI ACAROHET NGA SITUATA E KRIJUAR/ Ja çfarë ndodh me cështjen “Suarez”

Delo.autor

Leave a Comment