Futboll Kategoria Superiore Sport

NËNTË TË INFEKTUAR ME COVID-19/ Mjeku i Vllaznisë: Do ta fitojë luftën, ja pse situata nuk është shqetësuese

Vllaznia vazhdon të “luftojë” me Koronavirusin. Në një kohë që të gjithë po shpresonin t’i ktheheshin normalitetit, 4 raste të reja u shtuan në ekip (konkretisht Mevlan Adili, Ismael Dunga, Viktor da Silva e Kristofer Mandiangu) dhe zyrtarisht numri i të infektuarve ka shkuar në 9.

Situata duket alarmante, e megjithatë Zyhdi Çoba mendon krejt ndryshe. Doktori i klubit dhe njëherësh një prej personaliteteve në fushës së mjekësisë sportive në vend, në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport” sqaron se nuk ka vend për panik. Ai evidenton se asnjë nga të prekurit nuk ka shenja të “COVID-19” dhe kjo është ajo që i jep qetësi.

Te Vllaznia nuk ka vend për qetësi dhe “COVID-19” vazhdon të përhapet. Si është situata konkretisht në ekip?

Mund të them se situata nuk duket shqetësuese. Pavarësisht se u shfaqen pozitivë edhe katër lojtarë të tjerë, duke folur me gjuhën e mjekësisë, mund të them se nuk ka vend për panik. Gjendja e secilit është e mirë e pa komplikacione dhe kjo mendoj se është më kryesorja.

Ju jeni në kontakt të vazh dueshëm me lojtarët e prekur dhe zv.trajnerin Plori, çfarë shenjash kanë ata?

Gurishta e Imami janë kthyer në stërvitje sikundër edhe dihet, ndërsa gjendja e zv.trajnerit Plori apo Isaevskit, U.Hoxhës, Çobës dhe katërshes më të fundit mund të them se është shumë e mirë. Nuk kanë problematika, por tani kërkohet koha e duhur për gjithsecilin prej tyre, derisa t’u vijë radha për të bërë testin tjetër.

A kanë përfunduar që të gjitha testimet te Vllaznia?

Po, kanë përfunduar që të gjitha testimet. Teste do të përsëriten për ata që kanë dalë pozitiv fillimisht. Ne si staf mjekësor gjatë këtyre ditëve do të qëndrojmë afër lojtarëve të karantinuar. Do të jemi vigjilentë ditë pas dite për të kontrolluar gjendjen e tyre.

Besoni që Vllaznia do ta kalojë pa probleme këtë situatë?

Unë mendoj se po. Ne po punojmë për këtë gjë. Laboratorët dhe specialistët përkatës janë duke na qëndruar shumë afër që për çdo rast dyshimi të ekzaminohet menjëherë.

Si po zhvillohet stërvitja, çfarë masash janë marrë?

Nuk ka asnjë ndryshim nga herët e tjera. Normale që ne po mundohemi të respektojmë masat tona, pasi kjo është normale.

Pritet që të startojë edhe sezoni, sa mund të ndikojë kjo te Vllaznia?

Nuk mendoj se mund të ndikojë shumë. Me të vërtetë tre apo katër nga të karantinuarit janë pjesë e formacionit të parë, por trajneri po punon me pjesën tjetër që të jetë e gatshme për ndeshjen e parë. Pastaj edhe lojtarët që janë ekzaminuar më parë dhe kanë dalë pozitiv, këtë javë mund të kthehen në stërvitje. Ata po stërviten individualisht dhe mund të jenë shumë shpejt të gatshëm.

Edhe katërshja e fundit që ka dalë pozitive, po përgatitet me program të posaçëm. Dhe këtë po e bëjnë se nuk kanë asnjë shenjë të “COVID”-it, paçka se kanë rezultuar pozitivë. Nuk është pak ta nisësh sezonin me tre apo katër lojtarë mangët. Gjithsesi, jam besimplotë. Kjo pandemi do të largohet shpejt nga Vllaznia.

Related posts

FITORE E MERITUAR/ Të besuarit e Guardiolës mposhtin Evertonin dhe rikthehet në krye të renditjes

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Trajneri Inzaghi do ish-yllin zikaltër, Suning vendos kushtin

Delo.autor

HEDH “TENTAKULAT” NË PREMIER LEAGUE/ Juventus gati të ofrojë 50 milionë euro për mbrojtësin…

Delo.autor

Leave a Comment