Sport

AKSIDENTI I FRIKSHËM/ Çiklisti përplaset me motorin dhe fluturon në rrugë (VIDEO)

Një aksident i frikshëm i ka ndodhur çiklistit francez Julian Alaphilippe, gjatë edicionit 2020 të “Tour des Flandres”.

Ai ishte në krye të garës bashkë me Van der Poel dhe Van Aert, kur papritur u përplas me motorin e jurisë së garës.

Një aksident disi i papritur, pasi dy kolegët e tij e shmangën motorin, ndërsa Alaphilippe përplasi bërrylin me motorin dhe më pas fluturoi në ajër dhe u rrëzua në tokë.

Francezi ra në tokë me dhimbje të shumta dhe siç u raportua më vonë kishte pësuar një frakturë të dyfishtë në dorën e djathtë.

Çiklisti Julian Alaphilippe është kampion bote.

Related posts

ZYRTARE/ Anulohet ndeshja Islandë-Itali. Lojtarët e Interit dhe Milanit pozitiv me Covid-19

Delo.autor

Vllaznia-Kamza “finalja” ku përcaktohet qëndrimi në Superiore

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Sulmuesi i INTERIT e pranon: Jam i GATSHËM për Premier League

Isa.Autor

Leave a Comment