Futboll Sport

E KANDIDUAN PËR FORMACIONIN MË TË MIRË/ Legjenda Eto’o: Mungesë respekti ndaj meje

France Football nuk do të akordojë Topin e Artë për vitin 2020, por nga krahu tjetër po përgatit çmime të veçanta për formacionin më të mirë të të gjitha kohërave.

Kandidaturat e lojtarëve janë zbuluar dhe njëri prej tyre, Samuel Eto’o ka kundërshtuar hapur jurinë e France Football. Ai lufton për një pozicion si sulmues i djathtë, por diçka e tillë nuk i ka pëlqyer kamerunaesit.

“Faleminderit, por unë kam luajtur 1,2 sezone si sulmues i djathtë (por kam luajtur 25 vite si sulmues qendre). Mungesë respekti. France Football non sens”, – shkruan lojtari.

Related posts

DUAN BOTËRORIN/ Maradona: Do doja të isha mes kandidatëve për stolin e ARGJENTINËS

Isa.Autor

Spalletti buzëqesh: Kemi marrë një lojtar të denjë për Inter

Q.Autor

Spali në epërsi, shënon golin Andrea Petagna (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment