Futboll Premier League Sport

KLOPP I PËRQËNDRUAR TEK DERBI/ Lojtari i tij humbet në gjumë gjatë ndeshjes me Everton (FOTO)

Derbi Liverpul-Everton që u luajt fundjavën e kaluar shënoi një tjetër moment të pabesueshëm. Përveç golit të anuluar të kapitenit të të kuqve Xhordan Hendersonit në fund të sfidës dhe dëmtimit të rëndë të mbrojtësit Virxhil Van Dajk, kamerat kanë kapur momentin kur porteri i tretë i Liverpulit Kaomhin Kelleher fle në pankinë kur ndeshja po luhej.

Fotot e këtij momenti janë përhapur me shpejtësi virale në rrjetet sociale, aq sa tifozët e kampionëve të Anglisë nuk kanë kursyer kritikat ndaj 21-vjeçarit. Pamja bëhet akoma më qesharake kur Klop ndjek ndeshjen i nervozuar, ndërsa lojtari irlandez është në botë më vete.

Futbollisti irlandez ishte thirrur nga trajneri Klop si portier rezervë në takimin me Evertonin pas dëmtimit të portierit të parë Alison Beker. Natyrisht që pamja e Kallaherit nuk do t’i ketë pëlqyer teknikut gjerman.|

Related posts

VIDEO/ Futbollisti gjuan nga 40 metra, portieri bën gafë skandaloze

Q.Autor

“OHHH, GOLI I JETËS”/ Komentatori epik mes lotësh përshkruan “dramën” e Ajaxit (VIDEO)

Delo.autor

PIATEK LË SHIJE POZITIVE/ Bëjnë goditjen madhe, Milani hidhet në sulm për një tjetër polak

Delo.autor

Leave a Comment