Futboll Kategoria Superiore Sport

“MË FTUAN TEK ITALIA, POR REFUZOVA”/ Sulmuesi i Kukësit: Kam ëndërruar që në fëmijëri të luaj për…

Sulmuesi i Kukësit Goldberg Kuper shprehu hapur dëshirën për të përfaqësuar vendin e tij të origjinës, Ganën.

Në një prononcim për median ganeze të futbollit “Ghanasoccer.net”, 23-vjeçari rrëfeu se para disa vitesh u thirr për të luajtur me Italinë U18, por refuzoi për shkak lidhjes me atdheun e tij Ganën. Pavarësisht se ka lindur në Itali, Kuper e quan detyrë të përfaqësojë vendin e origjinës së tij.

“Në lidhje me ekipin kombëtar, unë jam ftuar dikur për të luajtur me Italinë U18, por refuzova sepse që në fëmijëri kam ëndërruar të luaj për mëmëdheun tim, Ganën. Kjo për shkak të ngjyrës dhe gjakut time që vjen prej Ganës dhe është dëshira ime të luaj për ekipin kombëtar të Ganës”, deklaroi Kuper, i cili ka fituar hapësirë në ekipin e Kukësit.

Related posts

“EURO 2020″/ Sfida Francë-Portugali, UEFA zgjedh njeriun e ndeshjes midis Ronaldos dhe Benzema

Delo.autor

LIVE/ Katar 2022: Mbyllet ndeshja Francë-Ukrainë. Rezultati 1-1

Delo.autor

“DJALË I KEQ”/ Balotelli nuk ndryshon kurrë, tani e tepron me trajnerin, reagon KEQ

Isa.Autor

Leave a Comment