Futboll Seria A Sport

NUK PO GJEN HAPËSIRË TEK INTER/ Zbulohet e ardhmja e Eriksen. Në janar pritet të kalojë tek skuadra e…

Kristian Eriksen u afrua me bujë te Interi në merkaton e janarit të këtij viti, me zikaltërit që i paguan Totenhemit 17.5 milionë euro për ta marrë.

Megjithatë pavarësisht afrimit të bujshëm, mesfushori nuk ka gjetur shumë minutazh me skuadrën e Kontes. Ky i fundit në shumicën e ndeshjeve e ka lënë lojtarin në stol, diçka që nuk është pritur aspak mirë nga futbollisti.

Për këtë arsye, danezi ka filluar të mendojë largimin dhe e ardhmja e tij pritet të jetë te PSG-ja. Kampionët e Francës kanë nisur kontaktet me agjentin e mesfushorit dhe do të përpiqen ta afrojnë në janar.

Related posts

KËRKOI LARGIMIN NGA “BERNABEU”/ Milani tenton transferimin e yllit të “Los Blancos”…

Delo.autor

“EURO 2020″/ Low merr lajmin e keq, mesfushori i Bayern Munich humbet sfidën ndaj Francës

Delo.autor

TIRANA DO KUALIFIKIMIN NË ZVICËR/ Egbo i beson “Zvezdës”. Ja problemi kryesor për bardhblutë

Delo.autor

Leave a Comment