Futboll La Liga

“Nuk kemi asnjë ofertë për Iniestan”

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde këmbëngul se klubi nuk ka marrë ndonjë ofertë për kapitenin Andres Iniesta, pavarësisht raporteve në shtypin spanjoll.

33-vjeçari thuhet se është subjekt i interesit të fortë nga skuadrat e Superligës Kineze.

Në theks të veçantë është përmendur skuadra e Tianjin Quanjian, të cilët thuhet se janë gati t’i ofrojnë pagë prej 35 milionëve në sezon.

Por, trajneri spanjoll i Barçës, Valverde, ka hedhur poshtë njoftimet se një ofertë ishte pranuar nga drejtuesit katalunas.

Andres Iniesta (Getty Images)

“Nuk ka pasur asnjë ofertë, nëse do të kishte atëherë do të mund të flisnim për këtë”, ka thënë fillimisht Valverde.

“Unë nuk kam asgjë për të thënë në lidhje me këtë moment”.

 “Nuk e kam dhënë ndonjë mendim për këtë çështje dhe unë nuk mund të komentoj për çdo histori të lajmeve rreth klubit”.

“Andres është një lojtar në skuadrën tonë dhe është në një nivel shumë të lartë, kjo është gjithçka që mund të them”, përfundoi trajneri i Barçës.

Related posts

SHQIPËRIA-KOSOVA/ Një përballje speciale, që do të shërbejë për sfidat e Nations League (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

MESSI RIKTHEHET NË STËRVITJE/ Barça merr lajmin e mirë para ndeshjes në Champions

Delo.autor

E ZHVESHUR NUDO NË VASKË/ E dashura e sulmuesit të Kristal Palasit “tërbon” rrjetin (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment