Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Liverpool-it i mjafton një autogol, Atalanta merr kreun me “POKER”

Liverpool-i e ka nisur me fitore aventurën në këtë edicion të Champions League. Nuk ka qenë e lehtë për lojtarët e Klopp mbrëmjen e sotme në Johan Cruijff Arena.

Të Kuqtë, në fakt, kanë fituar 1-0 falë një autogoli të pabesueshëm të Tagliafico-s në minutën e 35-të. Fati ka ndihmuar kampionët e Anglisë të marrin tri pikët e para në grup, por jo kreun.

Kryesuesja e Grupit D është Atalanta, që ka shkatërruar 4-0 mbrëmjen e sotme debutuesit e Midtjylland. Zikaltrit kanë harruar humbjen 4-1 të pësuar në kampionat kundër Napoli-t, duke marrë një fitore bindëse në Europë.

Një fitore që është siguruar në pjesën e parë falë golave të Zapata-s (26′), Gomez (36′) dhe Muriel (42′). Goli i katërt është realizuar në fundin e dytë nga blerja e re Miranchuk (89′).

Related posts

MILAN-CAGLIARI/ Mbrojtësi Gabia nuk grumbullohet nga trajneri Pioli, ja shkaku…

Delo.autor

JOSHËSE DHE BOMBASTIKE/ Wanda Nara i zë vendin, por Melissa Satta “djeg” Instagramin

Isa.Autor

DHUNA NDAJ ARBITRIT/ Reagon FSHF: Kamza të dënohet ekstremisht!

F.autor

Leave a Comment