Futboll La Liga Sport

KRIZA PREJ COVID-19/ Përçahet Barçelona. Messi dhe gjashtë të tjerë dalin kundër

Gerard Pique ka rënë dakord për përgjysmimin e rrogës. Kriza ekonomike e shkaktuar nga Covid ka vënë në vështirësi edhe Barcelona-n dhe mbrojtësi katalanas, që sapo ka rinovuar kontratën, ka pranuar uljen me 50% të rrogës.

Sipas Sport, ka qenë pikërisht lojtari që ka kërkuar të mësojë se në ç’mënyrë mund ta ndihmonte klubin dhe nuk është tërhequr mbrapa kur i është bërë propozimi. Kanë pranuar shkurtimin e rrogës edhe Lenglet, Ter Stegen dhe De Jong, që kanë rënë dakord për një ulje të pagës me 30%.

Megjithatë, sipas Mundo Deportivo, ka edhe nga ata që kanë refuzuar. Janë shtatë lojtarët që duket se kanë thënë jo dhe e përditshmja katalanase ka publikuar emrat.

Bëhet fjalë për Messi, Busquets, Sergi Roberto, Jordi Alba, Coutinho, Griezmann dhe Dembele.

Related posts

SAN MARINO-SHQIPËRI/ Edi Reja i beson treshes së sulmit Lenjani, Broja dhe Manaj (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Pas deklaratës së Ronaldos ku la të hapur largimin nga Reali, reagon Florentino Perez

Sadik.Autor

NOTAT E NDESHJES/ Fiorentina 0-3 Juventus, ja më i miri dhe “dështaku” (FOTO)

F.autor

Leave a Comment