Futboll Seria A Sport

“I VETMI NË RADHËT E ROMËS QË LUAN…”/ Vlerësimet e medias italiane, Kumbulla më i miri në fushë

Ja disa nga vlerësimet e bëra nga media italiane, për paraqitjet e “diamantit” të mbrojtjes shqiptare të Romës, Marash Kumbulla.

(Sportmediaset) Kumbulla 7.5: “I vetmi në radhët e Romës që luan në mënyrë fantastike, përpara zëvendësimeve ‘big’, që ndërruan rrjedhën e ndeshjes. Goli i fitores ishte qershia mbi tortë për paraqitjen e bërë nga shqiptari”.

(Tuttomercatoweb) Kumbulla 6.5: “Gjendet në vendin e duhur, në kohën e duhur, pas pasimit gjenial të Henrik Mikhitarjanit. Shqiptari kalon me kokë Von Ballmos dhe feston golin e parë në Ligën e Europës, në debutimin e tij në turnetë kontinental. Për më tepër, këto tri pikë të para të Romës në këtë turne janë plotësisht meritë e Marashit”.

(Vocegiallorossa) Kumbulla 6.5: “E gjen veten të udhëheqë repartin e mbrojtjes, ku me përjashtim të disa shpërqendrimeve të vogla, luan një ndeshje fantastike, e cila vlerësohet edhe më shumë nga goli i përmbysjes dhe i marrjes së tri pikëve të para nga Roma”.

Related posts

KA EDHE KËSHTU/ Mou e lë në stol, ylli i Man United: Jam i preferuari i tij prandaj më…

Isa.Autor

MOTO GP/ “Pole position” i katërt radhazi për pilotin Quartararo në Jerez

Delo.autor

ZYRTARE/ Portieri i Mançester Sitit merr pasaportën kosovare (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment