Futboll La Liga Sport

REKORDI/ Ansu Fati thyen çdo barrierë me golin ndaj Realit, Dest po ashtu shkruan historinë

Ansu Fati barazoi shifrat ndaj Real Madridit në minutën e 8′ për 1-1. “El Clasico” që po luhet në Camp Nou po dhuron shumë emocione dhe ndeshja ka aksione nga njëri krah, në tjetrin.

Barcelona bëri me dije se Ansu Fati vendosi një rekord interesant, pasi ka shënuar golin e 400 të Barcelonës në ndeshjet kundër Realit. Spanjolli në krahun tjetër theu dhe rekorde të tjerë.

Ai është golashënuesi më i ri i historisë së El Clasicos, po ashtu ka thyer rekordin e golashënuesit më të mirë të historisë së La Ligas deri në moshën 18-vjeçare.

Nuk ka shkëlqim vetëm për Ansu Fatin, pasi Serginho Dest është amerikani i parë që luan në një El Clasico. Ai thyen “agjërimin” 118-vjeçarë të amerikanëve në derbin më të rëndësishëm të Spanjës.

Related posts

Lorik Cana dhuron emocione edhe jashtë fushe, shpalos flamurin shqiptar në muzeun e Galatasarayt

Q.Autor

NDESHJA NDAJ EVERTON/ Kane kërkon dygolëshin e radhës

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Luis Suárez: Mendoni për jetën, kush do t’ia dijë më për futbollin!

Delo.autor

Leave a Comment