Futboll La Liga

Ylli i Barçës zgjedh Interin, por vendimi i mbetet katalanasve

Mediat spanjolle raportojnë se anësori i Barcelonës, Gerard Deulofeu, e dëshiron Interin, por klubi katalan dëshiron ta shesë apo ta huazojë te ndonjë skuadër që obligohet ta blejë.

Pritet që përfaqësuesi spanjoll të largohet nga “Camp Nou” këtë muaj, pas mbërritjes së Philippe Coutinhos që më shumë mundësi t’ia kufizojë edhe më shumë minutazhin në formacionin e Ernesto Valverdes, transmeton Express.

Pas kohës që e kaloi si i huazuar te Milani sezonin e kaluar, kthimi në Itali ka shumë mundësi të ndodhi me Napolin në mesin e pretendentëve për të nënshkruar me të.

Sipas mediumit spanjoll Sport, Deulofeu e ka zgjedhur Interin tashmë, dhe e gjitha të mbetet është të arrihet marrëveshje me Barçën.

Klubi katalan dëshiron ta shesë 23-vjeçarin përfundimisht, apo të paktën ta huazojë me obligim blerjeje.

Related posts

E BUJSHME/ Pritet vetëm firma në kontratë, Tirana arrin akordin me Hasanin

Delo.autor

BARCELONA INSTITON PËR MBROJTËSIN E MANÇESTER SITIT/ Por çuditërisht oferta e fundit është më e ulët se e para

Delo.autor

Botërorit i “humbasin” 10 Topa të Artë brenda ditës

Sadik.Autor

Leave a Comment