Futboll Shqipëri Sport

PAMJET PO BËHEN VIRALE/ Shpejtësi marramendëse vrastare, Gjasula befason në Gjermani (VIDEO)

Hamburgu i Klaus Gjasulës mori fitoren e pestë radhazi në kategorinë e dytë të futbollit gjerman duke mundur me rezultatin 3-1 Vurzburgun në shtëpi. Mesfushori kuqezi ishte njëri prej kontribuesve kyç në realizimin e golit të tretë të “Dinosaurëve”.

Pasi i gjithë ekipi kundërshtar ishte hedhur i gjithi në zonën e Hamburgut në një goditje këndi, ekipi i Gjasulës nis një kundërsulm. 31-vjeçari shkëputet me shpejtësi të jashtëzakonshme dhe pasi kap topin dhe e kontrollon me siguri ia pason shokut të skuadrës Libold, i cili vulos fitoren 3-1.

Sprinti i Gjasulës është regjistruar dhe përhapur në rrjetet sociale duke habitur dhe komentatorin gjerman të takimit.

Hamburgu e ka nisur mjaft mirë sezonin në Bundesligën 2 duke fituar 5 takimet e para të kampionat. Në këtë mënyrë, ata konfirmohen si pretendent për t’u ngjiturën në elitën e futbollit gjerman.

Related posts

BOJKOTIMI I KATEGORISË SUPERIORE/ Reagon UEFA: Është çështje e federatës, na kanë thënë…

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Lazio ka gati planin të huazojë bomberin Muriqi drejt skuadrës së…

Delo.autor

SFIDA CHAMPIONS NDAJ LIVERPOOL/ Moment negativ te “Zikaltërit”, dy yjet e ekipit në pikëpyetje

Delo.autor

Leave a Comment