Futboll Premier League Sport

OPERACION 100 MILIONË EURO/ Manchester United sfidon “Zonjën e Vjetër” për talentin spanjoll…

Konkurrencë e ashpër për Adama Traore, talent spanjoll i Wolves.

Paraqitjet e mira të 24-vjeçarit në Premier League nuk kanë kaluar pa u vënë re nga Juventus, por edhe nga skuadra të tjera. Kështu, për të interesohen prej muajsh Barcelona, Liverpool dhe Manchester City.

Kohët e fundit duket se është futur në garë edhe Manchester United, gati të sfidojë kushërinjtë dhe pretendentet e tjera.

Kërkesa e Wolves për Adama Traore, sipas Daily Mail, duket se është rreth 90 milionë sterlina (pothuajse 100 milionë euro) dhe Manchester United po tregon interes për blerjen e lojtarit.

Një rival më shumë për Juventus-in, që ka kohë që e ndjek  futbollistin.

Related posts

Pochettino: Dembele si Ronaldinho dhe Maradona

Q.Autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Liverpool-Atletico Madrid. Rezultati 2-0

Delo.autor

TRAGJEDI NË AFRIKË/ Shembet stadiumi, 1 i vdekur dhe 37 të plagosur

Isa.Autor

Leave a Comment