MMA Sport

LARGIMI I KHABIB NGA UFC/ Dana White emocionon me fjalët e tij: Je “G.O.A.T” i këtij sporti

Khabib vendosi të largohej nga UFC pas një premtimi që i kishte bërë mamasë së tij. Vdekja e babait la gjurmë të pashlyeshme në jetën e luftëtarit dhe pasi përmbushi ëndrrën e babait vendosi t’i japë fund karrierës si luftëtar.

Presidenti i UFC, Dana White, ka komentuar largimin e Khabib dhe e ka falenderuar për atë që ka bërë për këtë sport. Ai e konsideron atë si “GOAT”, më të mirin e të gjitha kohërave.

“Urime Khabib, ke arritur GJITHÇKA që i ke vendosur qëllim vetes. Je luftëtari më i mirë P4P (peshë për peshë) në botë dhe me të vërtetë je “G.O.A.T” i këtij sporti. 29-0”, shkruan White në një postim në Twitter.

Related posts

Melissa Castagnoli, ish e dashura e Balotellit, spektakël në Miami (FOTO)

Sadik.Autor

“ILIR DAJA I DUHURI PËR PARTIZANIN”/ Skerdi Bejzade: Ai nuk pranon ndërhyrje…

Delo.autor

U transferua tek Liverpuli, në internet tallen keq me SHAQIRIN (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment