Futboll Seria A Sport

HAJDUTËT I VODHËN SHTËPINË TEKSA LUANTE NDAJ BOLOGNAS/ Sulmuesi i Lazios: Hajdeni kur jam brenda (FOTO)

Teksa ishte në fushë në sfidën ndaj Bolonjës, futbollistit të Lacios, Joakin Korreas, i ka ndodhur një situatë e pakëndshme, teksa hajdutët u futën në shtëpinë e tij duke e bastisur atë gjatë ndeshjes.

Sipas raportimit të mediave italiane, mësohet se keqbërësit kanë hyrë nga porta kryesore. Duke vjedhur sende të ndryshme me vlerë si dhe 7 mijë euro cash.

Policia italiane ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur këtë çështje, ndërkohë që i mërzitur nga kjo ngjarje, sulmuesi argjentinas ka shfryrë nervat, nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ku shkruante: “Erdhët të vidhnit në shtëpi, ndërsa unë isha në ndeshje, frikacakë. Hajdeni dhe vidhni kur unë jam brenda. Ju pres! Copa m***”. Më pas futbollisti i Lacios e ka fshirë postimin, teksa shpreson që autorët të gjenden dhe të dalin para drejtësisë.

Related posts

NUK NDALEN TIFOZËT E GJILANIT/ “Skifterat” kërcënojnë Federatën e Kosovës me thika dhe shufra hekri (FOTO)

Delo.autor

MODELJA SEKSI/ Trapp me fat: Izabel Goulart është një vepër arti (FOTO)

Isa.Autor

NAPOLI-MILAN/ Starton pjesa e dytë e super sfidës

Isa.Autor

Leave a Comment