Futboll La Liga Sport

BARCELONA NË UDHËKRYQ/ Bordi drejtues i klubit merr vendimin e fundit për presidentin Bartomeu

Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu do të ushtrojë detyrën deri në seancën e votëbesimit, e cila mund ta mbahet në datat 1-2 nëntor.

Media spanjolle “SPORT” zbulon vendimin e fundit të kryesisë së klubit katalanas. Bartomeu ka kërkuar që të anulohet zhvillimi i kësaj seance të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë së koronavirusit, por tashmë ai duhet të përballet me vendimin final që do të merret ditën e diel ose të hënën e ardhshme. Pra, kreu i klubit blaugrana do të ketë mundësinë të ushtrojë funksionin e tij pas ndeshjeve me Juventusin (Liga e Kampioneve) dhe Alavesh (kampionat, ditë e shtunë).

Pas grumbullimit të firmave për të shpallur mocionin e mosbesimit, Bartomeu do të mësojë fatin e tij në fillim të muajit nëntor.

Related posts

CHAMPIONS/ Pas një asist “MAGJIK” nga Fati, Pique ndëshkon Dynamo Kyiv (VIDEO)

Delo.autor

SKUADRA RIVALE PËR TITULL/ Ja 6 yjet e nominuar për “Lojtarin e Vitit” në Premier

Delo.autor

ANALIZA/ Hakmerret Reali, Zidane e “paralizoi” Barcelonën me 8 lëvizje

Delo.autor

Leave a Comment