Futboll Premier League

Tifozët e Chelsea-t festojnë dëmtimin e yllit të mesfushës

Tashmë është kuptuar që Tiemoue Bakayoko është duke kaluar një sezon makthi te Chelsea. Mesfushori francez mbërriti në verë nga Monaco për të zëvendësuar Nemanja Matic dhe tifozët e mirëpritën.

Monaco fitoi titullin e Ligue 1 me të dhe Fabinho në mesin e fushës, por nuk ka qenë në gjendje të tregonte të njëjtën gjë tek ekipi i tij i ri.

Pika më e ulët e sezonit të tij erdhi në Vicarage Road kur Chelsea u mposht nga Watford 4-1. Gjatë pjesës së parë Bakayoko mori dy kartonë të verdhë dhe doli nga loja përpara pushimit, duke lënë ekipin e tij në kondita të vështira.

Gjithsesi, Antonio Conte vazhdon të ketë besim te lojtari, kjo për shkak se nuk ka besim te Cesc Fabregas në një mesfushë me dy për shkak të lojsë së tij të avashtë.

Dhe ai do të ishte në fushë ndaj Barcelona-s nëse nuk do të ishte i dëmtuar.

Teksa shumë tifozë të Chelsea-t nuk do të kishin dashur që ai të luante edhe sikur të ishte në rregull, disa po festojnë mungesën e tij në mediat sociale, pasi mendojnë se skuadra e tyre ka më shumë shanse të mposhtë Barcelona-n pa praninë e tij.

Related posts

E BUJSHME/ Atletico Madrid kërkon një zëvendësues për Oblak, i vendos syrin portierit të La Ligas

Delo.autor

E BUJSHME/ Agjenti Raiola qëndron në Torino, punon për marrëveshjen e Pogba me Juventus, ja oferta e radhës…

Delo.autor

Luftëtari i Europës/ Gjirokastritët pa “armë” në betejën e më të mirëve

Sadik.Autor

Leave a Comment