Futboll Premier League Sport

“JEMI SKUADËR E FORTË”/ Harry Kane: Mund të bëjmë diçka speciale

Një tjetër fitore për të shkuar dy pikë larg Everton-it.

Tottenham-i i Jose Mourinho-s, por mbi të gjitha i Son dhe Kane, nuk ndalet më. 1-0 kundër Burnley-t dhe Premier League që po bëhet gjithmonë dhe më interesante, aq sa për të besuar edhe te titulli.

Sulmuesi anglez nuk e ka thënë hapur, por nuk i vë limite vetes për këtë sezon. Bashkë me Son janë dyshja (e sulmit) më pjellore e kampionatit dhe atëherë pse të mos mendohet për arritje të mëdha:

“Jemi një skuadër e fortë. Luajmë bashkë prej kohësh dhe jemi bërë më të fortë me blerjet e reja. Po bëjmë eksperiencë dhe e dimë se çfarë skuadre jemi dhe çfarë lojtarësh kemi në ekip”, ka thënë Kane.

“Është herë për të folur tani për Premier League, por jam i bindur se mund të bëjmë diçka speciale në këtë sezon. Mund të përmirësohemi akoma dhe mund të fitojmë më shumë besim duke fituar ndeshjet”.

Related posts

SHIHET SI PASUESI I SANCHOS/ Klubi spanjoll kërkon një mal me para për ish-dështakun e Milanit

Delo.autor

Portieri i City-t i fiksuar pas tatuazheve, ja risia e fundit e futbollistit brazilian

Sadik.Autor

ZYRTARE TE SANTOS/ Neymar ndan mendjen për të ardhmen

F.autor

Leave a Comment