Basketball Sport

NBA/ Starti në dhjetor dhe një pushim 2-javor në shkurt, ja plani për sezonin e ri

Komisioneri i NBA-së, Adam Silver, pasi menaxhoi me sukses rikthimin në fushë të kampionatit pas pandemisë Covid-19, po mendon që tani për sezonin e ri 2020-2021. Për momentin nuk ka asnjë datë zyrtare se kur do të nisë kampionati, teksa synohet fundi i dhjetorit ose fillimi i janarit.

Sipas mediave amerikane, objektivi i Adam Silver është data 22 dhjetor për të luajtur ndeshjet e para të sezonit të ri. Ky start i kampionatit në dhjetor bëhet për arsyen që ai të përfundojë para fillimit të Lojërave Olimpike të Tokios. Në këtë mënyrë, yjet e NBA-së mund të shkojnë në Olimpiadë.

Ky skenar parashikon një kampionat me 72 ndeshje në sezonin e rregullt, minimumi për t’u garantuar skuadrave kontrata televizive. Gjithashtu, duke qenë se “All Star Game 2021” është në dyshim për shkak të koronavirus, mendohet që në shkurt ekipet të bëjnë një pushim 2-javor.

Related posts

EPISODI GAZMOR QË PO BËHET VIRALE/ Hoqi monitorin e VAR-it nga priza për të karikuar… (FOTO)

Delo.autor

AKORDI I YLLIT TEK “LOS BLANCOS”/ Ja shifra “galopante” që e ngjit Porton në majën e Europës

Delo.autor

E BUJSHME/ Arsenal blindon Aubameyang, zbulohet super rroga në 3 vitet e ardhshme!

Delo.autor

Leave a Comment