Futboll Seria A Sport

SHKAKTOI POLEMIKA NË NDESHJEN MILAN-ROMA/ Gjyqtari italian merr penalizim të ashpër, ja dënimi që merr…

Arbitri kryesor i ndeshjes së djeshme Milan-Roma Piero Xhakomeli dhe arbitri në dhomën e VAR-it Luixhi Naska do të pezullohen për një muaj nga gjykimi i ndeshjeve të futbollit italian për shkak të gabimeve në gjykimin e supersfidës së djeshme në “San Siro”.

“SportMediaset” raporton se shefi i arbitravë italianë Nikola Ricoli ka vendosur të penalizojë të dy gjyqtarët për vendime të gabuara që ndikuan në rrjedhën e takimit mes kuqezinjve dhe verdhekuqve.

42-vjeçari Xhakomeli gaboi në të dyja penalltitë e takimit. Në rastin e penalltisë së fituar nga “Djalli”, sipas gjyqtarit Ricoli Ibrahimoviç shtyn Mansinin e Romës dhe ky për inerci prek topin me dorë.

Related posts

Atletico Madrid, Simeone: Nuk ka luftë për titull, ne jemi larg

Q.Autor

TITULLAR DHE VENDIMTAR TE VENEZIA/ Vrioni: Kemi luajtur si skuadër e madhe

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Rifillimi i kampionatit, mblidhet Asambleja e përgjithshme e FSHF-ës. Zhvillohet online

Delo.autor

Leave a Comment