Futboll La Liga Sport

FYERJE DHE KËRCËNIME/ Ish-presidenti Bartomeu zbulon të vërtetën mbi dorëheqjen

“E kam mbrojtur gjithmonë parimin se autokritika na bën të gjithë më të mirë, por këtu ka munguar respekti. Jam fyer dhe kërcënuar, unë dhe familja ime”.

Me këto fjalë, Josi Maria Bartomeu ka argumentuar dorëheqjen e tij si president i Barcelona-s pas plot gjashtë vitesh në drejtim të klubit.

Ish-presidenti i katalanasve ka folur edhe për gjysmë-revolucionin e zhvilluar gjatë verës në skuadër:

“Ndryshimet në ekip duhet të ishin bërë më parë. E pranoj dhe kam marrë të gjithë përgjegjësitë duke kërkuar zhvillimet presidenciale marsin e ardhshëm”.

“Duhej ta rinonim ekipin dhe të ndryshonim disa gjëra. Kjo ka çuar te shitja e futbollistëve të rëndësishëm, që dua t’i falënderoj edhe sot për kontributin e tyre”.

“Kemi marrë në ekipin e parë të rinj nga Barça B dhe talentet e së ardhmes”, ka thënë Bartomeu në lidhje me largimet e Rakitic dhe Suarez.

Related posts

Juventus e shiti për disa ‘kacidhe’, tani ai vlen mbi 100 milionë euro

Q.Autor

PO BËHET VIRALE/ Shikoni momentin epik kur Lewandowski duartroket gjuajtjen e vetme në portë të San Marinos (VIDEO)

Delo.autor

KONFIRMON MESFUSHORI GJERMAN/ Ylli i Real Madrid firmos deri në 2023, ja çfarë përfiton

Delo.autor

Leave a Comment