Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Juventus-Barcelona. Rezultati 0-2

Dueli i shumëpritur mes Cristiano Ronaldo-s dhe Leo Messi-t nuk do të zhvillohet, por Juventus-Barcelona është padyshim ndeshja më e rëndësishme e mbrëmjes së sotme të Champions League.

Bardhezinjtë vijnë nga tre barazime radhazi në kampionat, ndërsa katalanasit duhet të harrojnë humbjen e rëndë të pësuar në Clasico.

Të dy ekipet kanë fituar ndeshjet e para të Champions-it dhe sot do të përballen për vendin e parë të grupit.

Andrea Pirlo rikuperon Leonardo Bonuçi-t, i cili do të jetë titullar në qendër të mbrojtjes mbrëmjen e sotme. Rabiot është preferuar para ish-lojtarit të katalanasve Arthur. Në sulm luan dyshja Dybala-Morata.

Ronald Koeman ka dhuruar më shumë se një surprizë në zgjedhjen e titullarëve për ndeshjen e sotme. Holandezi ka lënë jashtë Busquets, Dest dhe Ansu Fati. Pjanic do të jetë në mesfushë, ndërsa Griezmann do të udhëheqë sulmin i mbështetur nga Pedri, Messi dhe Dembele.

 

LIVE/ Juventus – Barcelona 0-2

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 90+1/ Barcelona dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Lionel Messi me penallti.

MINUTA 58/ VAR anulon golin e Alvaro Moratas për pozicion të parregullt.

MINUTA 55/ Juventus kalon në avantazh me golin e shënuar nga Alvaro Morata.

Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 14/ Barcelona kalon në avantazh me golin e shënuar nga Ousmane Dembele.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

“5 MAJI MBETET PLAGË PËR MUA”/ “Fenomeni”: Juventus-Inter ishte si një Luftë e Ftohtë

Delo.autor

ÇFARË SPEKTAKLI/ Milani barazon rezultatin me anë të Gonzalo Higuainit (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME NË PREMIER/ Ylli Manchester Cityt “tradhton” ekipin me fanellën… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment