Futboll Shqipëri Sport

“U KTHEVA PAS NJË KOHE TË GJATË…”/ Mbrojtësi i Shqipërisë i lumtur për debutimin me ekipin e ri (FOTO)

Mbrojtësi i Shqipërisë Ardian Ismajli mundi të realizonte sot debutimin me ekipin e tij të ri Specian. Ish-lojtari i Hajduk Splitit u aktivizua për 11 minuta në fitoren ndaj Çitadelas në raundin e 1/16-ve të Kupës së Italisë, ku Specia fitoi me rezultatin 0-2.

24-vjeçair nuk e ka fshehur gëzimin duke shkruar në rrjetet sociale se është kthyer aty ku duhet të jetë, në fushën e lojës.

“Pas një kohe të gjatë, jam aty ku duhet të jem!”, shkruan Ismajli.

Pasi nuk u grumbullua për ndeshjet e muajit tetor të Shqipërisë në Ligën e Kombeve, Ismajli ka mundësinë e mirë të rikthehet sërish në kombëtare. Ai pritet të jetë sërish titullar për dy ndeshjet e fundit në këë kompeticion. Së bashku me Berat Gjimshitin dhe Marash Kumbullën, Ismajli do t’i ofrojë më tepër siguri trajnerit Reja.

Related posts

PAS 3 MUAJ NGA SHKARKIMI I TOTTENHAM/ Pochettino, një telefonatë larg skuadrës së re

Delo.autor

NUK DUAN PËRJASHTIMIN/ Në mesditë vendimi, Milani befason UEFA-n

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Sulmuesi i Kombëtares arrin akordin me kampionët e Italisë

Delo.autor

Leave a Comment