Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Ronaldo kërkesë Juventusit, do në Torino yllin e PSG…

Cristiano Ronaldo dëshiron që të përforcojë ekipin e Juventusit për sezonin e ri. Portugezi u ka bërë një kërkesë drejtuesve në sezonin e ri sepse dihet dëshira e italianëve për të fituar Champions Leaguen, titullin më të rëndësishëm për klube në Europë.

Ronaldo ka kërkuar të ribashkohet me Angel Di Marian. Ky i fundit është kthyer në lojtar kyç te PSG dhe po bën mjaft mirë te skuadra franceze. Ylli i Juves ka luajtur me sulmuesin gjatë kohës kur ishte pjesë e Realit.

Calciomercato shkruan se CR7 dëshiron të ritakohet sërish me argjentinasin. Ai u ka kërkuar drejtuesve të futen në aksion dhe të mundohen të bindin argjentinasin të kalojë në Torino.

Related posts

“LUFTA” PËR MBIJETESË/ Skënderbeu zhyt Kastriotin dhe tani kërcënon Dinamon

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Të gjitha garat pa tifozë, Formula 1 drejt vendimit ekstrem

Delo.autor

Lionel Messi, më i miri në Champions League

Q.Autor

Leave a Comment