Futboll Premier League

Wenger: Guardiola dëshironte të luajë për Arsenalin

Arsene Wenger ka zbuluar se Pep Guardiola dëshironte të luajë për Arsenalin.

Trajneri aktual i Manchester City, Pep Guardiola, ka luajtur për 11 sezone te Barcelona para se të largohej nga “Camp Nou” në vitin 2001.

Më pas, ai luajti edhe për pesë klube tjera, para se t’i varë atletet në vitin 2006.

Trajneri i “Topçinjve”, Arsene Wenger, ka zbuluar dëshirën e spanjollit për ta veshur fanellën e Arsenalit, që mbeti vetëm dëshirë, pasi transferimi asnjëherë nuk u realizua.

“Disa herë kam folur me të dhe gjithashtu ai ka ardhur në shtëpinë time kur ishte lojtar sepse dëshironte të luajë për Arsenalin”, tha Wenger për “beIN Sports”

Francezi ka vetëm fjalë të mirë për Guardiolan dhe për punën që po e bën te Manchester City.

“Ai po bën më mirë se që kam bërë unë (në vitet e para në Premierligë) dhe e di shumë mirë se çfarë të bëjë. Ka ekip fantastik dhe po arrin ta menaxhojë shumë mirë”, shtoi francezi.

Related posts

PO SHKËLQEN NË ITALI/ Shqiptari jep asist fantastik në golin e dytë të Atalantës (VIDEO)

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Partizani mendon për të ardhmen, tentonë afrojë e talentit 20-vjeçar…

Delo.autor

KOEMAN NËN PROVIM/ Tre ndeshje përcaktojnë fatin e holandezit, Reali testi final

Delo.autor

Leave a Comment