Futboll Premier League Sport

FITORE SPEKTAKOLARE/ Kampionët e Anglisë mposhtin me përmbysje West Ham dhe marrin kreun

Liverpool kryeson i vetëm Premier League.

Në pritje të ndeshjes mes Everton dhe Newcastel, Të Kuqtë kanë triumfuar 2-1 në shtëpi kundër një West Ham-i në formë që kaloi në avantazh me Fornals pas 10 minutash.

Mohamed Salaha ka barazuar për vendasit në fundin e pjesës së parë me një penallti, ndërsa takimi është vendosur nga zgjedhja e goditur e Klopp për të aktivizuar në minutën e 70-të Shaqirin dhe Jota-n.

I pari ka dhënë një asist të jashtëzakonshëm, ndërsa i dyti ka shënuar golin që i ka dhuruar tri pikët Të Kuqve.

Digo Jota është vetëm lojtari i dytë që shënon në të tri ndeshjet e para të luajtura në Premier Leaguee Liverpool-in pas Luis Garcia-s në tetorin e 2004-ës.

Skuadra e Klopp ka shkuar në kuotën e 16 pikëve, ndërsa Hammers mbeten me 8 pikë.

Related posts

U shpall kampion bote me Francën/ “Gjeli” uron ndjeksit për FESTËN E KURBAN BAJRAMIT (FOTO)

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ I jashtëzakonshëm, momenti kur Uzuni ndëshkon Celtic me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

U LARGUA NGA TEUTA/ Progni arrin akordin klubin e Superligës kosovare…

Delo.autor

Leave a Comment