Futboll Ligue 1 Sport

NUK DINË TË NDALEN KAMPIONËT FRANCEZ/ PSG merr fitoren e shtatë radhazi, askush si Mbappe në Ligue 1

PSG nuk di të ndalet në Ligue 1.

Pavarësisht mungesave të shumta në ekipit, me Neymar-in që ka qenë i fundit që i është shtuar listës, skuadra e Tuchel ka fituar 3-0 në transfertë kundër Nantes.

Protagonisti absolut i ndeshjes ka qenë Kylian Mbappe, autor i golit të dytë dhe asistit për golin e parë të shënuar nga Herrera. Sulmuesi i kampionëve të Francës është lojtari i parë që është përfshirë në realizimin e 11 golave në këtë sezon të Ligue 1: 7 gola, 4 asiste.

Goli i tretë i PSG-së është realizuar nga Sarabia.

Ka shkëlqyer për miqtë edhe Keylor Navas, i cili ka pritur një penallti në minutën e 69-të, kur rezultati ishte 2-0.

Parisi kryeson renditjen me 21 pikë, ndërsa Nantes është në vendin e 15-të me 8 pikë.

Related posts

PARTIZANI-TEUTA/ Një sfidë e komplikuar për të dyja ekipet pasi luhet vetëm për fitore (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E BUJSHME/ Trajneri argjentinas mendon dorëheqjen, gati të marrë drejtimin e Realit

Delo.autor

VIDEO/ Milan në avantazh ndaj SPAL, ja autori i golit

Q.Autor

Leave a Comment